March 16, 2015

Trajnimet me nxënësit dhe mësuesit e shkollave 9-vjeçare të Kukësit filluan datë 16 Mars 2015. Trajnimi i parë u krye me shkollat 9-vjeçare “1 Qershori” dhe “Ahmet Voka”, në Hotel “Amerika”, Kukës. Prezantimi i parë ishte në lidhje më  “Menaxhimin e Mbetjeve – Bashkia Kukës”.

16 mars

Gjatë këtij trajnimi u diskuta rreth:

  • Aktivitet në Kukës
  • Gjenerimi i Mbetjeve
  • Rrymat prioritare të mbetjeve
  • Llojet e mbetjeve
  • Koshat dhe mbetjet që përdoren
  • Landfill në Kukës
  • Planifikimi i Menaxhimit të Mbetjeve

Prezantimi i dytë u mbajt mbi  “Riciklimi dhe Mbrojtjen Mjedisore”.  Në këtë prezantim u diskutua mbi:

  • Çfarë është Riciklimi
  • Pse është e domosdoshme të riciklojmë
  • Cilat janë përfitimet nga riciklimi
  • Çfarë është mbrojtja mjedisore
  • Lëvizja botërore për mbrojtjen mjedisore
  • Qasjet për mbrojtjen e mjedisit
  • Parandalimi i ndotjes
  • Parimet kryesore të mbrojtjes mjedisore