Dita e pastrimit, Kukes

“Organizimi i aktiviteteve të pastrimit dhe ndarjes së mbetjeve për mbrojtjen e mjedisit me pjesëmarrjen e bashkisë dhe shkollave, duke u fokusuar në shtratin e Drinit”

Në kuadër të projektit:

“Mbrojtja Mjedisore dhe Menaxhimi i Mbetjev”
IPA CBC Programme Albania – Kosovo* 2007 – 2013

dita-e-pastrimit-dt-15-tetor

Në 15 tetor u krye në Kukës Dita e Pastrimit me mësuaes dhe nxënës nga gjimnazet ‘Havzi Nela’ dhe ‘Ahmet Voka’ si dhe shkollat 9-vjeçare “1 Qershori”, “Riza Spahiu”, “Bajram Curri”, “Ahmet Voka”, “Avni Rustemi”, “Lidhja e Prizrenit”.

Aktiviteti filloi me regjestrimin e të gjithë të pranishëmve në aktivitetin e Pastrimit. Më pas u krye një prezantim mbi projektin dhe rëndësinë që ky aktivitet ka për zonën e Kukësit.

Të gjithë nxënësit, filluan pastrimin, të ndarë në pesë zona të ndryshe, nëpërmjet koordinimit të mësuesve si dhe përfaqësuesve të IKU-t. Ata u përqëndruan në zonat pranë shkollave të tyre dhe lagjet përreth. Përgjat gjithë aktivitetit ishte i pranishëm televizioni lokal, TV Kukësi. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim ishin të pajisur me bluza, kapele, dorashka dhe qese plastike. Bluzat dhe kapelet kishin logot dhe emrin e projektit.

Mbas me shumë se një ore pastrimi makina e grumbullimit të mbetjeve mblodhi të gjitha mbetjet e mbledhura gjatë aktivitetit në pesë pika në qytet.