
Trajnimi i parë në kuadër të këtij projekti u krye lidhur me “Menaxhimin e Mbetjeve dhe Investimet Kapitale”, datë 21 nëntor 2014, në Hotel “Amerika”, Kukës. Në këtë trajnim morën pjesë stafi i Bashkisë Kukës.
Gjatë këtij trajnimi u krye prezantimi i projektit, ku konsiston, grupet e synuara, kush është synimi dhe rezultatet e pritshme që duhet të arrihen. Gjithashtu u argumentua mbi atë çfarë pritet prej aktiviteteve të projektit dhe kush janë elementët kryesorë për të zbatuar projektin.