Projekti: “Mbrojtja e Mjedisit dhe Menaxhimi i Mbetjeve”
11 Shkurt 2015
Vendi: Hotel “Theranda”, Prizren

Çështjet që u trajtuan:
- Një vështrim i përgjithshëm mbi projektin, pritshmërinë, objektivat dhe rezultatet e tij.
- Pasqyrim të situatës së mbetjeve në përgjithësi për Komunën e Prizrenit. Fillimisht u shprehën impaktet nga ujërat e zeza. Theksi u vendos në ruajtjen e ambientit dhe sensibilizimin e përgjithshëm mbi ruajtjen.
- Diskutim i përgjithshëm mbi situatën shpëtuese të ambientit dhe mjedisit të përbashkët, Prizren-Kukës.
- Sqarim mbi anketimin. Metodologjia e përdorur, objektivat e tij dhe realizimi i rezultateve në sajë të anketimit. Anketimi është kryer në zona rurale dhe urbane (500 copë), për familjarë, studentë dhe biznese. U krye analizë e anketimit dhe diskutim mbi shifrat dhe analizat e kryera. Një pjesë e veçantë për metodën e kompostimit dhe mënyrën e realizimit të tij.
- U shpreh situata, në Komunën Prizren, mbi mbledhjen e mbeturinave, diskutim legjislacioni dhe historikun mbi komunën.
- U shpreh problemi i mbetjeve, në Komunën Suharek, i cili kërkon vëmendjen e duhur për tu trajtuar si i tillë. Kjo komunë ka ngelur mbrapa krahasuar me Komunën e Prizrenit pasi akoma nuk ka një plan për menaxhimin e mbetjeve. GIZ ka ndihmuar në këtë çështje në këtë komunë por edhe në komuna të tjera por jo mjaftueshëm pasi janë përzgjedhur komunat në të cilat do të investohen. Duhet investuar në informacion që të sjell angazhim më të madh.
- U diskutua mbi ndërgjegjësimin e popullsisë në Komunën e Malishevës. Nga 43 fshatra 63% janë të pa përfshirë në proces. Vdekjet kanë qenë problem pasi janë shkaktuar nga mbetjet. Vitin e kaluar duke qenë se ka filluar implementimi i planit të mbetjeve nuk ka patur vdekje. Duhet ndërgjegjësim, edukim dhe filtrim për këtë problem.
- U shpreh gjithashtu se në Komunën Dragash punohet dhe funksionon plani, rregulloja dhe higjena. Është 62% mesatarja e grumbullimit të mbetjeve. Problemi më i madh i mbetjeve është menaxhimi i mbetjeve pasi nuk i diferencon siç duhet, si dhe mos pagesa e tarifave të lëna për këtë proces. Duhen forma dhe mekanizma për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe bizneset.
- U diskutua mbi ekzistencën e një kompanie, në Komunën Prishtinë, e cila vepron në 7 Komuna nga ku Prishtina është 75% në kapacitet, e cila merret me menaxhimin e mbetjeve. Vetëm nga Komuna e Prishtinës mblidhen 70 ton dhe ka disnivel mes komunash për mbledhje mbetjesh dhe grumbullimin e tyre. Duhet marrë angazhim i veçantë për mbledhjen e mbetjeve inerte. Do të ndërmerret nga Ministria e Mjedisit një plan rregullues për menaxhimin e mbetjeve inerte që trajtimi i tyre të jetë më i lehtë dhe funksional. GIZ ndihmon në fonde dhe në ndarjen e diferencuar, me një projekt pilot në lagjen Dardania. Ndarje e mbeturinave në ato të riciklueshme, në inerte dhe të tjera.
- Instituti i Kërkimeve Urbane kreu një prezantim mbi projektin, si pjesë e palës shqiptare. Shprehu rëndësinë e arritjes së objektivave, qëndrueshmërinë e projektit në vazhdimësi në nivele kufitare dhe ndërkufitare. Është i nevojshëm një bashkëpunim i ngushtë mes partnerëve.
- U shfaq ekzistenca e 3 problemeve kryesore: kapacitetet njerëzore jo të mjaftueshme, aspektet ligjore (sepse nuk ka plane apo rregullore për menaxhimin e mbetjeve) dhe së fundmi mungesa e fondeve (komunat nuk kanë përvojë të mjaftueshme për të aplikuar në projekte dhe të mirë menaxhojë këto fonde). Gjendja sociale dhe papunësia ndikojnë në pagesën e tarifave dhe mos angazhimin për këtë problem.
- U shpreh se duhet ditur mendimi qytetar si pjesë kryesore për vendimmarrje dhe ky menaxhim duhet të shihet si pjesë e rëndësishme. Të shihen modele që kanë patur sukses dhe të përshtaten sipas metodologjisë sonë.
- U diskutua mbi çfarë duhet bërë për të zgjidhur këtë problem në Komunën Deçan. Komuna është e varfër në donacione dhe fondacione.
- U shpreh se Komuna Shtinë ka problem me investimet dhe me stafin për të përballuar kapacitetin.