Trajnimet me nxënësit dhe mësuesit e shkollave 9-vjeçare të Kukësit filluan datë 16 Mars 2015. Trajnimi i parë u krye me shkollat 9-vjeçare “1 Qershori” dhe “Ahmet Voka”, në Hotel “Amerika”, Kukës. Prezantimi i parë ishte në lidhje më “Menaxhimin e Mbetjeve – Bashkia Kukës”.

Gjatë këtij trajnimi u diskuta rreth:
- Aktivitet në Kukës
- Gjenerimi i Mbetjeve
- Rrymat prioritare të mbetjeve
- Llojet e mbetjeve
- Koshat dhe mbetjet që përdoren
- Landfill në Kukës
- Planifikimi i Menaxhimit të Mbetjeve
Prezantimi i dytë u mbajt mbi “Riciklimi dhe Mbrojtjen Mjedisore”. Në këtë prezantim u diskutua mbi:
- Çfarë është Riciklimi
- Pse është e domosdoshme të riciklojmë
- Cilat janë përfitimet nga riciklimi
- Çfarë është mbrojtja mjedisore
- Lëvizja botërore për mbrojtjen mjedisore
- Qasjet për mbrojtjen e mjedisit
- Parandalimi i ndotjes
- Parimet kryesore të mbrojtjes mjedisore