Sfida e Inovacionit

“Organizimi dhe zbatimi i Sfidës së Inovacionit me pjesëmarrjen e shkollave për riciklimin dhe mbrojtjen mjedisore”

Në kuadër të projektit:

“Mbrojtja Mjedisore dhe Menaxhimi i Mbetjeve”
IPA CBC Programme Albania – Kosovo* 2007 – 2013

sfida6

Në datë 16 tetor u krye në Kukës Dita e Sfidës së Inovacionit me mësues, nxënës e student të gjimanzit “Havzi Nela” dhe shkollave 9- vjeçare “1 Qershori”, “Riza Spahiu”, “Bajram Curri”, “Ahmet Voka”, “Avni Rustemi”, “Lidhja e Prizrenit”. Klasat e përzgjedhura për tu bërë pjesë e aktivitetit kishin një orë për të krijuar sende të ndryshme më material të riciklueshme (plastikë, qelq, letër etj). Kjo shërben në edukimin e fëmijëve rreth rëndësisë së riciklimit dhe mbrojtjes mjedisore për të pasur një të ardhme të gjelbërt.

Ky aktivitet nisi me regjistrimin e gjithë të pranishmëve. Më pa u krye një prezantim i projektit dhe rëndësia e ndërgjegjësimit mbi riciklimin, veçanërisht në zonën e Kukësit. Pas këtij prezantimi u krye një tjetër prezantim rreth aktivitetit dhe do të strukturohej Sfika e Inovacionit.

Grupet u ndanë në numër të barabartë dhe pas kësaj filloi sfida midis tyre.

Pas një ore pune filloi prezantimi i çdo grupi. Bashkëpunimi shumë i mirë midis tyre, brenda grupit, bëri që të paraqiten punime me shumë vlerë.

Pas prezantimit të shkëlqyer të çdo grupi, komisioni (i përbërë nga Zj. Zana Vokopola, Z. Mirton Resuli dhe Z. Indrit Kurdina) u mblodhën për të marrë vendimin lidhur me çmimet për fituesin e çdo shkolle dhe dy kupat, për shkollën më të mirë 9-vjeçare dhe gjimnazin më të mirë të Bashkisë Kukës.

Duhet të theksojmë se gjatë gjithë këtij aktiviteti ishte e pranishme media lokale, TV Kukësi, në mënyrë që të shfaqej rëndësia e mbrojtjes mjedisore.

Në fund të këtij aktiviteti u shpallën 9 çmime, 7 grupet më të mira dhe 2 kupa për shkollën 9-vjeçare më të mire dhe gjimnazinm më të mirë.
Shkolla më e mirë 9-vjeçare u shpall shkolla “Riza Spahiu” dhe gjimnazi më i mirë u shpall gjimnazi “Havzi Nela”.