Rreth Projektit
Projekti: “Mbrojtja e Mjedisit dhe Menaxhimi i Mbetjeve”
Albania – Kosovo* 2007 – 2013
Projekti fokusohet në Mbrojtjen Mjedisore dhe Menaxhimin e Mbetjeve në zonën ndërkufitare ndërmjet bashkisë së Kukësit në Shqipëri dhe Suharkës në Kosovë, duke synuar rritjen e ndërgjegjësimit dhe kapacitetit të studentëve, institucioneve publike dhe qëndrueshmëri në menaxhimin dhe riciklimin e mbetjeve për zhvillimin ekonomik. Bashkëpunimi midis IKU-t, ATRC-s, shkollave studentëve, mësuesve, bashkive dhe ndërmarrjet do të sjellë pastrimin e qyteteve dhe mjedisin dhe do të ndërmarrin hapa për të ndërtuar sistemin e menaxhimit të mbetjeve që mbështet riciklimin dhe inkurajon ndryshimin. Ky bashkëpunim ndër-kufitar në mbështetjen e iniciativës do të forcojë mbrojtjen mjedisore dhe stimulojë zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme në rajon.
Bashkitë pjesëmarrëse në zonën ndër-kufitare të Kosovës dhe Shqipërisë shtrihet në zonën e lagur të Drinit, duke përfshirë lumen Drin i Zi në Shqipëri dh Drini i Bardhë në Kosovë. Lumi Drin është një pasuri e rëndësishme natyrore për të dyja vendet, për larmishmërinë ekologjike dhe përfitimet ekonomike,
Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është stimulimi i një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm dhe mbrojtja mjedisore nëpërmjet promovimit të riciklimit dhe menaxhimit të mbetjeve të integruara në zonën ndër-kufitare, duke ndritur ndërgjegjësimin dhe kapacitetin bashkëpunues ndërmjet qytetarëve, institucioneve publike dhe ndërmarrjeve.
Fokusi kryesor i projektit do të jetë mbrojtja mjedisore dhe zhvillimi ekonomik nëpërmjet promovimit të menaxhimit të mbetjeve të integruara nëpërmjet edukimit, trajnimit dhe aksioneve në përfitimin e riciklimit.

